25-vjeçari, autori i masakrës në Krakov pasi qëlloi në qendër të qytetit u ndoq nga policia.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin që përplaset me makinën e tij në tentativë për t’u larguar.
Dy efektivë të policisë shkëmbejnë zjarr me 25-vjeçarin i cili plagos të dy efektivët, por edhe ai përfundon në tokë i plagosur rëndë pas të shtënave.
Sipas autoriteteve autori ishte pajisur me uniformë taktike, helmet dhe antiplumb ndërkohë që ishte i armatosur me një automatik AR 15 version për civilët.
Ndërkohë policia pas kontrollit në banesën e autorit zbuloi edhe tre trupa të tjerë të pajetë që dyshohet se ishin vrarë nga 25-vjeçari.
Guvernatori i Krakovës bëri një përditësim të gjendjes së 16 të plagosurve dhe të punonjësve të policisë.
Gjendja shëndetësore e 16 të plagosurve është stabël. Gjendja e dy punonjësve të policisë është ende serioze dhe janë duke marrë mjekim në spitalin e Krakovës. Njëri prej tyre ka dalë në koma ndërkohë tjetri vijon ende. Këta burra janë heronjtë tanë.
Duke marrë parasysh sasinë e armatimit të gjetur në makinën e autorit mund të kishim pasur më shumë të lënduar.
Autoritetet kanë theksuar se i riu kishte prirje të ekstremit të djathtë dhe se nuk kishte qenë pjesë e Forcave të Armatosura. Gjatë kontrollit të banesë u gjetën edhe armatime të tjera që ishin regjistruar në e babait të autorit.










