Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Drenicës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kosovës.
Ekipi gjilanas pati më shumë kontroll të topit dhe e nisi takimin në mënyrën më të mirë. Pas 16 minutash lojë, Albert Dabiqaj zhbllokoi rezultatin, pas asistimit të Pëllumbit.
Të lidhura
None found
Avantazhi i mysafirëve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Genc Hamiti riktheu baraspeshën në minutën e 25-të, pas një aksioni të shpejtë të vendasve.
Gjatë pjesës së mbetur të takimit, Drita kërkoi golin e dytë dhe krijoi disa aksione të rrezikshme, por nuk arriti t’i finalizonte.
Edhe Drenica pati mundësi për të shënuar, megjithatë tentativat e saj nuk sollën ndryshim të rezultatit.
Pas këtij barazimi, Drita renditet e treta me 24 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e tetë me 12 pikë.





