Vlorë - Zvërnec/ Zjarr në një godinë pranë lagunës se nartes, dyshohet shkëndija elektrike

14:51, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një godinë e vogël në zonën e Zvërnecit, pikërisht pranë dalanit të parë, aty ku kanali i lagunës se Nartes lidhet me detin, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Godina, e cila shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit, është përfshirë nga zjarri rreth 30 minuta më parë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Zjarri rrezikonte të përhapej edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes. Ka vetëm dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco