E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të rinj me diplomë, por të papunë, ekspertët: Problem mungea e këshillimit të karrierës dhe kërkesat e tregut 

Një diplomë universitare nuk është më garanci për të siguruar një vend pune. Sipas INSTAT-it, vetëm në vitin 2025, në Shqipëri rezultonin 17 mijë e 800 persona me arsim të lartë, të cilët ishin të papunë.

Eksperti i Tregut të Punës, Erion Muça, shprehet se janë disa arsye pse shumë të rinj nuk punojnë në profesion, duke renditur si më kryesoren mungesën e këshillimit të karrierës në zgjedhjen e degës së studimit.

“Arsyet e papunësisë së studentëve të diplomuar janë disa, por më krysoret lidhen shumë me mospërzgjedhjen e degës së duhur në momentin që janë këshilluar në karrierë në maturë ose më herët, sepse në Shqipëri na mungojnë institucionalizmi i këshillimit profesional në karrier që shtyn shumë të rinj drejt vendimarrjeve të gabuara për degën që zgjedhin dhe kjo vështirëson aksesin në tregun e punës. E dyta lidhet me mospërputhjen mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës në Shqipëri”, thotë Muça.

Eksperti Erion Muça shton se është shumë e rëndësishme që studentët të integrohen në tregun e punës gjatë kohës së studimeve dhe jo të mendojnë për një vend pune vetëm pasi janë diplomuar.

Reklamë

“Nuk duhet lënë punësimi pas universitetit, por sa më shpejt, aq më shumë e njohin tregun, rriten profesionalishtt dhe arrijnë të kenë autonomi profesionale, krijojnë një identitet”, thotë ai.

Për ekspertin problematik është fakti që shumë të rinj nuk e kërkojnë punën me strategji, ndërsa shton se një pjesë e tyre e kanë kuptuar shumë vonë se teknologjia mund t’i ofrojë shumë mundësi integrimi.

“Unë mendoj dhe gjykojë sot që të rinjt duhet që çdo provojë që bëjën duhet ta kthejnë në profesion, vlerë të shtuar, nëse nuk e kthen punën në profesion, vështirësia për të arritur të kesh një stabilitet afatgjatë ka rrisqe të mëdhaja”, thotë Muça.

Megjithatë, përtej shifrave të papunësisë, ekziston edhe një realitet tjetër. Ka të rinj që arrijnë të integrohen në tregun e punës, madje një pjesë e tyre e nisin karrierën që gjatë viteve të universitetit.

Sipas ekspertit, specializimiet, aftësitë e mira prezantuese, komunikuese dh njohja e mirë e tregut  janë disa prej faktorëve që ndihmojnë në hapjen e dyerve drejt punësimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.