Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kroate, i dyshuar për përfshirje në vepra penale që lidhen me kontrabandimin.
Arrestimi u krye më 7 nëntor 2026, rreth orës 17:05, në pikën kufitare të Kullës, gjatë kontrolleve të kryera nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitë e Policisë Kufitare.
Në pranga përfundoi shtetasi me inicialet M. V., ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, përmes INTERPOL-it.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi dyshohet për përfshirje në vepra penale të lidhura me kontrabandimin, të parashikuara nga legjislacioni penal kroat.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se procedurat e mëtejshme ligjore do të vijojnë në koordinim me institucionet përkatëse.













