Zjarr në Zvërnec, flakët përfshijnë godinën pranë lagunës së Nartës
Rrezikohet pylli me pisha
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një godinë të vogël në zonën e Zvërnecit, pranë kanalit që lidh lagunën e Nartës me detin.
Objekti, i përdorur për magazinimin e materialeve të peshkimit, u përfshi nga flakët, të cilat rrezikuan të përhapeshin edhe në pyllin me pisha që ndodhet në afërsi.
Situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, duke shmangur përshkallëzimin e zjarrit dhe dëme të tjera në zonën përreth.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkëndija elektrike mund të ketë shkaktuar zjarrin. Fatmirësisht, ngjarja nuk ka shkaktuar persona të lënduar, ndërsa dëmet e raportuara janë vetëm materiale.
Rrethanat e plota dhe shkaku përfundimtar i rënies së zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



