Trump për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke pretenduar se vendi bëri “një hap të madh prapa në histori”.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump iu referua trazirave në tregun e aksioneve, duke përmendur humbje prej 3 trilionë dollarësh brenda një dite, ndërsa shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara do të rimëkëmben.
“Amerika bëri një hap të madh prapa në histori me rezultatet e zgjedhjeve të fundit”, shkroi presidenti amerikan, duke shprehur pakënaqësinë e tij të fortë me rezultatin e zgjedhjeve.
Në të njëjtin postim, ai e lidhi rezultatin me zhvillimet në tregjet financiare, duke pretenduar se Wall Street pësoi humbje të konsiderueshme.
“Edhe Tregu i Bursave, i cili në kohën time po ngrihej si një raketë, regjistroi humbje prej 3 trilion dollarësh vetëm në një ditë”, vuri në dukje ai.
“Por mos kini frikë. Ne do të kthehemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë!”, tha ai, duke shprehur sigurinë e tij se vendi do t’i kapërcejë pasojat që ai ia atribuon rezultatit të zgjedhjeve.

Ministri francez: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi
Egjipti zbulon rezervë të re gjigante gazi në Mesdhe, vlerësohet në 200 miliardë metra kub
“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se t’u arratisja nazistëve”, historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit polak
- 15:32 Ministri francez: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi
- 15:21 7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë
- 15:12 Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel
- 14:48 Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028
- 14:35 Kryeministri Kurti merr letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham
- 14:11 Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror