SYRI TV/ Fermerët pa treg dhe pa mbështetje, bien sipërfaqet e mbjella me grurë dhe bathë në Lushnjë

15:11, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dështimi i shitjes së grurit, po orienton prej tre vitesh fermerët drejt kultivimit të bathëve. Por edhe kjo kulturë, pas dy vitesh sukses në prodhim dhe tregje, këtë vit sipërfaqet e mbiella kanë pësuar rënie. Shkak kryesor i dështimit sipas fermerëve janë kostot e larta të punimit të tokës dhe mungesa e mbështetjes nga shteti.

Syri tv

Kultura Bathës, vitet e fundit po shikohet si një alternativë nga fermerët e Myzeqesë në zonën e Tërbufit për të shfrytëzuar tokat e lëna djerrë nga ulja galopante e sipërfaqeve të mbjella me grurë.

Vetëm 5 vitet e fundit nga 12 mijë hektarë të mbjella me grurë në fushën e Tërbufit, vitin e kaluar bujqësor u mbollën vetëm 2300 hektarë dhe për këtë vit tendenca është sërisht në ulje për shkak të mungesës së tregut, konkurenca e vendeve të rajonit dhe kostot e larta të prodhimit

Ndërkohë, teksa fermerët po mbjellin bath, drejtuesit e Agjencisë Rajonale të Ekstensjonit Bujqësor, pranojnë rënien e sipërfaqes së mbjellë me grur.

Në raport me grurin,  kosto e prodhimit për një hektar të mbjellë me Bathë, është 25% më e ulët sesa kosto e një hektari grurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco