Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari
Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari
“Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë
Berisha: Çmimet e apartamenteve kanë arritur në 4 mijë euro për metër katror
Serbia zgjedh këshillat kombëtarë të pakicave, shqiptarët thirren të votojnë
- 15:47 Trump për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori
- 15:32 Ministri francez: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi
- 15:21 7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës në Selenicë
- 15:12 Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel
- 14:48 Kosova përballet me Hungarinë në Ferizaj, “Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në kualifikimet për Euro 2028
- 14:35 Kryeministri Kurti merr letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham