Ymeri: Trepça është në minus prej disa vitesh

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar gjendjen e ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Ymeri ka thënë se ndërmarrja “Trepça” është në minus prej disa vitesh radhazi.

Ajo ka përmendur edhe gjendjen e ndërmarrjeve Trainkos dhe Infrakos, duke iu referuar një pyetjeje parlamentare drejtuar ministrit Basha, përmes së cilës, sipas saj, mund të kuptohet gjendja e hekurudhave.

“Trepça është Minus që disa vjet rradhazi.
Për Trainkos, Infrakos mund të informoheni nga pyetja parlamentare drejtuar ministrit Basha ku dhe kuptohet gjendja e hekurudhave”, shkroi Ymeri.

Ymeri ka kritikuar edhe politikat e subvencionimit, duke thënë se ato po rrjedhin në një ekonomi që është e varur nga importi.

“Në ndërkohë rrjedhin subvencionet nga një ekonomi dëshprimisht të varur në import edhe në gjakun e kryeministrit”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika