Maldini Kacurri ka lënë gjurmën e tij në FA Cup, duke realizuar golin e parë me fanellën e Grimsby Town. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Stafford, e vlefshme për fazën me eliminim direkt të kompeticionit anglez.
Kacurri ishte protagonist në minutën e 76-të, kur me golin e tij riktheu baraspeshën në fushë, duke mbajtur gjallë shpresat e Grimsby Toën për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër. Pas përfundimit të kohës së rregullt, ndeshja shkoi në shtesa, ku u shënua nga një gol për secilën skuadër. Në ruletën e penalltive ekipi i futbollistit shqiptar u tregua më i saktë duke shënuar tri nga katër gjuajtje, pa qenë e nevojshme të goditej e pesta, ndërsa kundërshtarët gabuan tri herë.
Goli i mbrojtësit shqiptar erdhi pas një goditjeje dënimi. Pas një pasimi të saktë, Kacurri u pozicionua mirë brenda zonës kundërshtare dhe goditi me vendosmëri drejt portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit të Stafford.
Ky realizim përbën një moment të rëndësishëm për futbollistin, i cili po përpiqet të fitojë gjithnjë e më shumë hapësira në futbollin anglez. Për Kacurrin, goli vjen si një sinjal pozitiv në një periudhë ku paraqitjet e tij janë me rëndësi edhe për perspektivën me përfaqësuesen shqiptare.
Mbrojtësi ka debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë në një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit. Ai shihet si një element me potencial të rëndësishëm për të ardhmen e kuqezinjve, ndërsa eksperienca që po fiton në Angli mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tij.
© SYRI.net
Rrëfimi shokues i Matrit: Mendova se kisha SLA-në pas dështimit te Milani, u rrëzova psikologjikisht
UEFA EURO U-17 2027/ Trajneri Armand Dama publikon listën e Shqipërisë për raundin e parë kualifikues
Cisse si Inzaghi dhe Shevchenko, talenti i Milanit shkruan historinë, buzëqesh edhe ManciniBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: