• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mln euro për rikonstruksionin, emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rikonstruktua me miliona euro, por emërtimet problematike të vendosura gjatë punimeve vazhdojnë të qëndrojnë në vitrina. Busti i Kleitias ende prezantohet si “Aristomena”, ndërsa objekte të tjera, me histori mijëravjeçare, shoqërohen me përshkrime që tregojnë pak për rëndësinë e tyre.

17:03 : 08/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE

Emërtimet problematike të disa objekteve arkeologjike, të vendosura gjatë rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, vazhdojnë të qëndrojnë në vitrina. Një verifikim i ri në terren nga Media Amfora konstatoi se busti funerar i një gruaje ilire vijon të prezantohet me një emër tjetër, ndërsa disa objekte të rëndësishme shoqërohen me përshkrime që nuk japin informacion të mjaftueshëm për historinë e tyre.

“Përmbajtja shkencore e ekspozitave muzeore bazohet në studimet dhe vlerësimet profesionale të specialistëve të fushës, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, u përgjigj Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për Media Amforën.

Megjithatë, në muzeun që u rihap më 28 prill 2026, pas një procesi të gjatë rikonstruksioni, vizitorët vazhdojnë të përballen me emërtime që nuk përputhen me identifikimet e dokumentuara në studimet arkeologjike.

Rasti më domethënës është busti funerar i një gruaje, që përpara rikonstruksionit njihej si “Kleitia”. Pas ndërhyrjes, objekti u rikthye në të njëjtin pavijon, por këtë herë me etiketën “Bust funerar i Aristomenës, me veshje ilire”.

Problemi nuk qëndron te ndonjë ndryshim në interpretimin e veshjes apo të periudhës historike. Emri “Kleitia” është i gdhendur në gjoksin e bustit, ndërsa arkeologët Neritan Ceka dhe Olgita Ceka e kanë identifikuar atë në një studim të botuar në vitin 2020 si “Kleitia Lysandrou”.

Lexo edhe:

“Rikonstruksion me kokë ulur”, banorët në Laç nuk futen dot në pallat pa përplasur kokën në hyrje

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

Majtas, busti ilir para ndërhyrjes quhej “Kleitia” (foto nga “Albanian Archaeology”) dhe djathtas, pas ndërhyrjes vazhdohet të quhet “Aristomena”

Në të njëjtin studim, autorët trajtojnë Kleitian dhe Aristomenean si dy monumente funerare të ndryshme. Të dyja mbajnë emra grekë, por paraqiten me veshje ilire, duke dëshmuar ndërthurjen e kulturave në Dyrrahun antik.

Ndryshimi i emrit ishte një nga problematikat që Media Amfora evidentoi në investigimin e publikuar më 8 korrik, mbi rikonstruksionin dhe riorganizimin e ekspozitës së muzeut, ku dokumentoi se investimi prej miliona eurosh përfundoi kryesisht me ndërhyrje ndërtimore, ricikloi pjesën më të madhe të ekspozitës së mëparshme dhe la pa realizuar disa nga risitë e parashikuara në projekt.

Katër muaj më vonë, fotografia e realizuar gjatë verifikimit të ri në terren tregon se etiketa e bustit mbetet e pandryshuar. Por ngatërrimi i emrit të Kleitias nuk është problemi i vetëm që vijon të jetë i pranishëm në muze.

Në vitrinën e Artemisionit, ku ekspozohen objekte të lidhura me kultin e perëndeshës Artemis, një figurinë prej terrakote vazhdon të prezantohet me emërtimin “Zadrimore/Protome-bust i zhveshur”.

Termi “zadrimore” lidhet me mënyrën e paraqitjes së flokëve dhe jo me identitetin apo funksionin fetar të objektit. Në vend të një shpjegimi për lidhjen me kultin e Artemisës, vizitori përballet me një përshkrim që i tregon kryesisht pamjen e figurinës.

Në të njëjtën ekspozitë përdoren edhe emërtime si “Vajza të ulura të zhveshura/Kukull e ulur e zhveshur”, “Vajza të ulura të veshura/Kukull e ulur e veshur” dhe “Grua e ulur në fron”.

Ironia vazhdon edhe me një altar prej mermeri të shekujve I-II të erës sonë, të zbukuruar me kokë demi, të cilin muzeu e prezanton thjesht si “Altar me kokë demi”, pa u shpjeguar vizitorëve se ky motiv, i njohur në artin romak si bukranion, lidhej me ritualet e flijimit dhe besimet fetare të antikitetit. Kështu, një objekt rreth 2 mijëvjeçar, që mund të tregonte shumë për jetën fetare të kohës, mbetet për vizitorin kryesisht një altar me kokë demi.

Këto përshkrime nuk arrijnë t’u tregojnë vizitorëve rëndësinë e Artemisionit të Dyrrahut, një prej komplekseve fetare më të studiuara të qytetit antik. Në këtë vend, besimtarët depozitonin objekte prej balte në shenjë adhurimi dhe falënderimi për perëndeshën Artemis.

Ironia qëndron te fakti se një nga qëllimet e projektit të rikonstruksionit ishte pikërisht pasurimi i informacionit për objektet arkeologjike. Por, edhe pas ndërhyrjes, vizitorët vazhdojnë të përballen me emërtime të pasakta dhe përshkrime të mangëta në rastet e dokumentuara nga Amfora. Një projekt që duhej ta bënte më të kuptueshme historinë e qytetit, në këto raste rrezikon t’i çorientojë vizitorët në vend që t’i informojë.

Përshkrimet në vitrinën e Artemisionit vazhdojnë të mbeten të pandryshuara. Foto: Media Amfora

Projekti për rikonstruksionin e muzeut kishte një vlerë prej 3,8 milionë eurosh, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit EU4Culture dhe të zbatuar nga UNOPS-i. Punimet nisën në fund të vitit 2022, me një afat fillestar prej 17 muajsh, por muzeu u rihap vetëm më 28 prill 2026.

Projekti për rikonstruksionin e muzeut kishte një vlerë prej 3,8 milionë eurosh, të financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “EU4Culture” dhe të zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS). Punimet nisën në fund të vitit 2022, me një afat fillestar prej 17 muajsh, por muzeu u rihap vetëm më 28 prill 2026.

Kështu, ndërsa shumë prej objekteve u rikthyen në një ekspozim të ngjashëm me atë të mëparshëm, të paktën njëri prej tyre, busti i Kleitias, u rikthye me një emër tjetër.

E pyetur posaçërisht për problematikat e emërtimeve, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit sqaroi se çdo vlerësim i mëtejshëm shkencor apo përditësim i informacionit, kur çmohet i nevojshëm, zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara nga ligji i vitit 2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, i ndryshuar.

Por institucioni nuk shpjegoi se mbi cilin studim ishte mbështetur emërtimi “Aristomena” për bustin e Kleitias dhe as nëse do të rishikoheshin përshkrimet e evidentuara nga Amfora.

Ndërkohë, më 27 tetor, Qendra Muzeore Durrës njoftoi se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 numri i vizitorëve në institucionet që administron ishte rritur nga 44.113 në 53.610, ose rreth 21,5%. Të ardhurat u rritën me 44,2%, duke arritur në rreth 13,8 milionë lekë.

Qendra e renditi rihapjen e Muzeut Arkeologjik mes faktorëve që kishin ndikuar në këtë rritje, megjithëse statistikat i përkasin të gjitha institucioneve që ajo administron.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, më i madhi në Shqipëri për koleksionin e tij me mbi 3 mijë objekte, u hap për herë të parë në vitin 1951 nga arkeologu Vangjel Toçi, ndërsa godina aktuale u përurua në vitin 2002. Pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, muzeu iu nënshtrua rikonstruksionit për të përmirësuar kushtet e ruajtjes dhe ekspozimit të objekteve, si dhe për t’u ofruar vizitorëve më shumë informacion mbi historinë e qyteti

Ndërsa Qendra Muzeore raporton më shumë vizitorë dhe të ardhura, në vitrinat e Muzeut Arkeologjik vazhdojnë të qëndrojnë emërtimet problematike të konstatuara pas rikonstruksionit. Kleitia mbetet Aristomena dhe disa prej objekteve të tjera vijojnë të shoqërohen me përshkrime që tregojnë pak për historinë e tyre./ Amfora.al

Etiketa: muzeu Arkeologjik i Durrësitrikonstruksion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rikonstruksion me kokë ulur”, banorët në Laç nuk futen dot në pallat pa përplasur kokën në hyrje

21:06 : 29/05/2026
AKTUALITET

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës: Si u abuzua me tenderat e komisariateve

14:10 : 27/11/2024
Pedonlja e Bulqizës/ Foto: Hysen Likdisha
AKTUALITET

Degradon pedonalja e “Rilindjes Urbane” në Bulqizë

11:30 : 10/10/2022

TË GJITHA

Mln euro për rikonstruksionin, emërtimet problematike nuk lëvizin nga vitrinat e Muzeut Arkeologjik të Durrësit

17:03 : 08/11/2026

Shembet muri i banesës në Lezhë dhe zë poshtë 70-vjeçarin, ndërron jetë

16:45 : 08/11/2026

Ori Nebijaj për Arbana Osmanin: Është fallco, më ka zhgënjyer…

16:33 : 08/11/2026

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

16:13 : 08/11/2026

Parandalohet ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet një 34-vjeçar/ EMRI – Detajet

16:02 : 08/11/2026

Goditet grupi kriminal shqiptar në Itali, dyshohet për trafikimin e 240 kg kokainë

15:47 : 08/11/2026

7 nxënëse e denoncuan për ngacmim seksual, lihet ‘detyrim paraqitje’ mësuesi i fizkulturës

15:43 : 08/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com