Auron Tare ka denoncuar ish-ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, sot ministre Arsimi, kreun e Institutit të Monumenteve dhe dekanen e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës se kanë falsifikuar dokumentet për t’i hequr 800 hektarë sipërfaqe Parkut të Butrintit për t’ua dhënë dy ndërtuesve që kanë ndërtuar në Manastir.
Tare tha se ajo që ka ndodhur në Parkun e Butrintit është shumë më e rëndë se ajo që po ndodh në Zvërnec ndërsa theksoi se për këtë nuk ka folur askush, as media, as pjesa dërrmuese e deputetëve të parlamentit dhe as publiku.
Ai shtoi se nëse një gjë e tillë do kishte ndodhur më Akropolin në Greqi, qeveria do ishte rrëzuar.
“Pra imagjinoni që Akropoli t’i jepej një fondi të huaj, grekët do kishin djegur qeverinë. Nuk ka ndodhur, në Shqipëri nuk ka folur njeri. Të gjithë kanë ulur kokën, në parlament një pjesë e mirë edhe e opozitës, se disa opozitarë kanë votuar kundër, por edhe një pjesë e opozitës ka votuar pro. Qytetarët nuk kanë folur, s’ka pas as protesta, asgjë. Ndërkohë ndryshimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura hoqi 800 hektarë nga Parku i Butrintit dhe ia ka dhënë dy oligarkëve që sot e kanë rreethuar me tela, me roje dhe ajo që po bëhet atje është shumë më e rëndë se Zvërneci dhe nuk po flet njeri. Mediat nuk flasin, publiku nuk flet, askush nuk flet. Kemi parlamenin shqiptar, ministrja e Turizmit e kohës me jmë hartë në dorë, doli dhe tha: Do ia heqim këtë pjesë Parkut të Butrintit, do bëjmë Manastirin dhe gjithë zinxhiri i trashëgimisë kulturore shqiptare, ministrja, Instituti i Monumenteve dhe Dekania e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimit të Manastirit, nuk foli njeri.”