“Tirana në punë”/ Veliaj bën bilancin e javës: 1800 kredi të buta dhe projekte të reja
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një bilanc të punëve të kryera gjatë javës në kryeqytet.
Përmes një postimi, Veliaj veçon shpërndarjen e 1800 kredive të buta për familjet tiranase, vijimin e punimeve për shkollën e re në Astir, si dhe ndërtimin e parkingut te Pazari i Ri.
“Tirana në punë”, shkruan Veliaj, duke theksuar se puna për qytetin vijon.
“Puna nuk ndalet në Tiranë dhe java që sapo mbyllëm na tregoi se aty ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje.
Jam krenar që ia dolëm të jepnim 1800 kredi të buta për familjet e Tiranës, të ecim me punimet në shkollën e re në Astir, që do të jetë gati për vitin tjetër shkollor, dhe parkingun e ri te Pazari i Ri, e plot punë të tjera për qytetin.
Tirana në punë”, shkruan Veliaj.




