Edhe në Londër kërkohet dorëheqja e Ramës, diaspora proteston kundër zhvillimeve në Shqipëri

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës janë shtrirë përtej Shqipërisë. Në Londër, shqiptarë të diasporës janë mbledhur para Ambasadës shqiptare për të kërkuar largimin e kryeministrit dhe për të kundërshtuar situatën politike në vend.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, aktivistja Silvana Xhaferri Hoxha tha se shqiptarët në Angli i ndjekin me shqetësim zhvillimet në Tiranë dhe ndihen të prekur nga gjendja në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Sipas saj, pjesëmarrësit protestojnë edhe në emër të familjeve dhe komuniteteve që kanë lënë në atdhe. Ajo dënoi gjithashtu dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve gjatë protestave në kryeqytet.

Hoxha deklaroi se shqiptarët në Londër dhe në pjesë të tjera të Anglisë kundërshtojnë klasën politike shqiptare, duke pretenduar se korrupsioni është përhapur në thuajse çdo institucion.

Aktivistja bëri të ditur se, përveç protestave, shqiptarë me shtetësi të dyfishtë kanë filluar t’u drejtohen institucioneve dhe gjykatave ndërkombëtare me denoncime për abuzimet në Shqipëri.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet