Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 17:46 Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorit parashikon për herë të parë kufizimin e interesave të kredive konsumatore, me udhëzim të përbashkët të Bankës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Ekonomi E diel, 8 Nëntor 2026 17:46
Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kuvendi ka miratuar ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorit, i cili parashikon për herë të parë kufizimin e interesave të kredive konsumatore që marrin qytetarët. Sipas ligjit që pritet të hyjë në fuqi, Banka e Shqipërisë dhe ministria e Ekonomisë do të hartojnë një udhëzim të përbashkët.

Ky udhëzim synon të mbrojë qytetarët nga abuzimet e mundshme me interesat dhe kostot e këtyre kredive. Lëvizja vjen pas një skeme mashtrimi me kreditë që u zbulua më shumë se dy vite më parë. Ajo preku direkt e indirekt rreth 100 mijë qytetarë, sipas të dhënave të përfshira në ligj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy subjekte të licencuara për mbledhjen e kredive me probleme, MCA dhe FINAL, të cilave bankat u kishin shitur këto kredi, u rritën detyrimet qytetarëve përmes interesave dhe gjobave. Kjo ndodhi mbi rregullat e caktuara nga Banka e Shqipërisë. Pas kësaj skeme, Banka e Shqipërisë kërkoi ndryshime ligjore për të kufizuar me ligj interesat dhe gjobat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ligji i miratuar tani përfshin dy nene që rregullojnë këtë boshllëk. Neni 152 i ligjit përcakton se norma maksimale efektive vjetore e interesit e një marrëveshjeje kredie konsumatore do të caktohet me udhëzim të përbashkët midis Bankës së Shqipërisë dhe ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit.

Mund t'ju interesojë

Besimi i konsumatorëve në Zvicër në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023: indeksi zbret në minus 44.9 pikë

Besimi i konsumatorëve në Zvicër në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023: indeksi zbr...

Para 1 ore
Qiratë në Athinë: 8 në 10 qytetarë kërkojnë banesa nën 800 euro, çmimet në Atikë rriten 36.26% në pesë vjet

Qiratë në Athinë: 8 në 10 qytetarë kërkojnë banesa nën 800 euro, çmimet në Atikë rriten...

Para 3 orësh
Zbulimi i gazit në Egjipt: rezervë e re në Mesdhe vlerësohet në 200 miliardë metra kub në pusin “Nasim-1X”

Zbulimi i gazit në Egjipt: rezervë e re në Mesdhe vlerësohet në 200 miliardë metra kub ...

Para 3 orësh

Brenda saj do të përfshihen të gjitha tarifat, komisionet dhe kostot e tjera që lidhen me kredinë. Në pikën 3 të këtij neni theksohet se çdo dispozitë kontraktuale që parashikon një normë efektive maksimale vjetore interesi mbi kufirin e lejuar është absolutisht e pavlefshme. Aktualisht norma maksimale caktohet me rregullore të Bankës së Shqipërisë dhe rishikohet çdo gjashtë muaj.

Ligji i miratuar parashikon gjithashtu ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit, organi përgjegjës për të mbrojtur interesat e konsumatorit në treg. Kjo agjenci do të ketë të drejtën të hetojë dhe madje të ndalojë tregtarët të shesin mallra apo të ofrojnë shërbime nëse konstatohen shkelje të të drejtave të konsumatorëve.

Ndërkohë, një tjetër ligj i ri që aktualisht është në proces konsultimi do t’u ndalojë subjekteve që blejnë dhe mbledhin kredi të këqija të vendosin interesa, penalitete, komisione apo tarifa më të larta se ato që parashikoheshin në marrëveshjen fillestare të kredisë. Këto subjekte nuk do të japin as kredi të reja, pasi me skemën e vitit 2024 u konstatua se ato përdorën si metodë për të shlyer borxhin e vjetër edhe marrjen e një kredie të re.

Kjo i çoi qytetarët deri në humbje të banesave të tyre. Ligji i ri synon të mbyllë boshllëkun ligjor që lejoi rritjen e detyrimeve për qytetarët dhe të vendosë kufij të qartë për kostot e kredive konsumatore. Kështu, Banka e Shqipërisë dhe ministria e Ekonomisë bëhen përgjegjëse për përcaktimin e normës maksimale të interesit.

Etiketat e lidhura

Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e KonsumatoritBanka e Shqiperiseinteresat e kredivekredi konsumatoreKuvendimashtrim me kredimbrojtja e konsumatorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit
Para 5 minutash

Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Kryetarët ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!
Para 17 minutash

Kryetarët ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kapet me doza kokaine në Itali, 50-vjeçari shqiptar përfundon në qeli
Para 25 minutash

Kapet me doza kokaine në Itali, 50-vjeçari shqiptar përfundon në qeli

Milan fiton ndaj Genoas, por skuadra e Amorim vuan në fund
Para 34 minutash

Milan fiton ndaj Genoas, por skuadra e Amorim vuan në fund

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 11 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 7 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.