• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

by E B
08/11/2026 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qindra qytetarë ranë pre e një skeme mashtrimi me kreditë, skemë që u zbulua më shumë se dy vite më parë, ku dy subjekte MCA e FINAL të licencuara për aktivitetin e mbledhjes së kredive më probleme që iu kishin shitur bankat, iu rritën detyrimet qytetarëve përmes interesave dhe gjobave, mbi rregullat e caktuara nga Banka e Shqipërisë.

Pas kësaj skeme që u prekën direkt dhe indirekt gati 100 mijë qytetarë, Banka e Shqipërisë kërkoi që të bëhen ndryshime ligjore, për t’i kufizuar me ligj interesat dhe gjobat.

Përmes ligjit të ri të miratuar në Kuvend, që pritet të hyjë në fuqi, për herë të parë në ligjin “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, janë përcaktuar 2 nene që do të rregullojnë këtë boshllëk që ekzistonte.

Në nenin 152 thuhet se “norma maksimale efektive vjetore e interesit e një marrëveshjeje kredie konsumatore do të përcaktohet me udhëzim të përbashkët ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe ministrisë përgjegjëse për çështjet në fushën e mbrojtjes së konsumatorit”, dhe brenda saj do të përfshihen të gjitha tarifat, komisionet dhe kostot e tjera që lidhen me kredinë.

Në pikën 3 të këtij neni theksohet se çdo dispozitë kontraktuale që parashikon një normë efektive maksimale vjetore interesi mbi kufirin e lejuar është absolutisht e pavlefshme. Aktualisht norma maksimale caktohet me rregullore të Bankës së Shqipërisë, dhe rishikohet çdo gjashtë muaj.

Gjithashtu ligji i miratuar, parashikon edhe ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit, që është organi përgjegjës për të mbrojtur interesat e konsumatorit në treg. Kjo agjenci do të ketë të drejtën të hetojë madje edhe të ndalojë tregtarët të shesin mallra apo të ofrojnë shërbime nëse konstatohen shkelje e të drejtave të konsumatorëve.

Ndërsa me një tjetër ligj të ri që aktualisht është në proces konsultimi do tu ndalohet subjekteve që blejnë dhe mbledhin kredi të këqija, të vendosin interesa, penalitete, komisione apo tarifa më të larta se ato që parashikoheshin në marrëveshjen fillestare të kredisë. Gjithashtu këto subjekte as nuk do të japin kredi të reja pasi, me skemën e 2024-ës, u konstatua se ato përdorën si metodë për të shlyer borxhin e vjetër edhe marrjen e një kredie të re, që i çoi qytetarët deri në humbje të banesave të tyre./shqiptarja.com

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In