Abissnet Superiore: Dinamo luan si pritëse në Korçë, por del me kokën ulur ndaj Skënderbeut (video)

8 Nëntor 2026
17:54
Telesport
back button

Sfida e parafundit e javës së 11-të në Abissnet Superiore mes Dinamos dhe Skëndërbeut është mbyllur 0-2 për korçarët. Sfida u luajt në Korçë, edhe pse ekipi kryeqytetas ishte pritës, por është një marrëveshje mes skuadrave që ndërruan stadiumet në ndeshjen mes tyre që në fazën e parë.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 19-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Charles Bismark dhe Saleh Nasr, egjiptiani në fund goditi pjesën e jashtme të shtyllës së portës së mbrojtur nga Aldo Teqja. Pjesa e parë mbyllet 0-0. SHIKORASTIN

Në minutën e 56-të, Skënderbeu gjen golin me Saleh Nasr, por që anullohet për pozicion jashtë loje të Bismark. Pakënaqësi të shumta me vendimin e arbitrit dhe VAR-it nga ana e korçarëve.

Në minutën e 61-të, Florenc Farruku pengohet në zonë nga portieri i Skënderbeut, Ilir Dobjani, arbitri jep 11-metërsh për “Blutë”. Godet Bruno Dita, pret Dobjani. SHIKOPENALLTINE

Në minutën e 67-të, pengohet Bismark në zonën e Dinamos. Ndërhyn VAR, arbitri jep penallti. Godet Saleh Nasr, topi përfundon në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 85-të, Bismark nuk gabon më para portës dhe vulos fitoren e Skënderbeut me golin e tij. Skënderbeu fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e pestë me 15 pikë. Dinamo mbetet në vendin e tretë me 17 pikë. SHIKOGOLIN2

Lajme të tjera

Lajmet e fundit