Elton Qyno - Syri.net
Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit.
Hetimi i kryer për disa muaj me rradhë, provoi se Gjoshi, ka qëlluar me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedjan, me të cilin kishte njohje personale.
Sipas dosjes hetimore, ngjarja është rregjistruar në pasditen e 1 dhjetorit 2024, në fshatin Ndroq kur policia ka marë njoftimin se në ambjentet e një lokali është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, 50-vjeçari Alfred Dedja.
Këtij të fundit forcat e policisë i gjetën dhe një armë zjarri në trup, të cilën viktima nuk e kishte përdorur, për shkak se ishte qëlluar në më përpara në befasi nga shoku i tij, Julian Gjoshi.
Makinën me të cilën u largua pas vrasjes, një ML në pronësi të babait të tij, Julian Gjoshi e braktisi në Shkallnur të Durrësit dhe u fsheh në një hotel aty pranë.
Policia ra në gjurmët e tij dhe do të ndërhynte për arrestim, por 27-vjeçari u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në shoqërinë e familjarëve e avokatit të tij mbrojtës.
Gjatë dëshmisë që ka dhënë në fazën e hetimit, Julian Gjoshi ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se është ndjerë i ofenduar nga shoku i tij, Alfred Dedja, që sipas tij ky i fundit herë pas here e shante.
“…ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë, kur punonte menaxher tek restoranti i familjes time. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve…"-ka pohuar në momentet e para të dorëzimit në polici Julian Gjoshi.
Çështja kundër të pandehurit Gjoshi, tashmë ndodhet në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të nisë procesi gjyqësor për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëvetë zjarrit”.
© SYRI.net