Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim.
Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit.