Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Agim, në aksin Fier-Libofshë, ku një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet.

Përplasja ka shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit, i cili ka pësuar dëmtime dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Pritet të ketë informacione të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të të plagosurit.