Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim.
Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë verifikimet dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

