Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim. Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka marrë dëmtime. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Ndërkohë, pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit.