Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

8 Nëntor 2026 | 18:48

Disa infeksione po bëhen gjithmonë e më shumë të vështira për tu trajtuar dhe shkak për këtë është bërë rezistenca që bakteret kanë zhvilluar ndaj antibiotikëve.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se rezistenca ndaj antibiotikëve po përhapet me shpejtësi te njerëzit, kafshët dhe në mjedis, duke u kthyer në një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik. Sipas të dhënave, ajo shkakton rreth 35 mijë vdekje çdo vit në Bashkimin Europian.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve po bën që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj barnave, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar. Në rastet më të rënda, pacientët kanë nevojë për kombinime të disa antibiotikëve, por edhe këto mund të mos japin rezultat.

Shqetësues janë edhe parashikimet për të ardhmen. Një studim i publikuar në revistën “The Lancet” vlerëson se rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë drejtpërdrejt 39 milionë vdekje në mbarë botën deri në vitin 2050.

Ekspertët kërkojnë një qasje më të gjerë, që përfshin jo vetëm shëndetin e njeriut, por edhe atë të kafshëve dhe mjedisit. Vaksinimi, higjiena, trajtimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve janë ndër masat kryesore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi më i gjerë i vaksinave mund të ulë konsumin global të antibiotikëve me 2.5 miliardë doza në vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE financon zhvillimin e Shqipërisë, mbi 920 milionë euro mbështetje

Mbi 920 milionë euro është paketa financiare që Shqipëria pritet të përfitojë nga Bashkimi Evropian përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Deri në maj...
18:42 | 08/11/2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Libofshë, konkretisht në fshatin Agim. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i...
18:19 | 08/11/2026

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Tale të qytetit të Lezhës. I moshuari dyshohet se është zënë aksidentalisht poshtë nga një...
18:05 | 08/11/2026