Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të këtij të fundit.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Sipas burimeve të Policisë, drejtuesi i motomjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.








Komente
Komento