Hyseni: Zgjedhjet për KKSH-në matin përfaqësimin shqiptar dhe kërkojnë angazhim të drejtpërdrejtë për të drejtat

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të zhvilluara më 8 nëntor 2026, kanë një rëndësi të posaçme politike, kombëtare dhe institucionale për shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Opinionisti Nehat Hyseni, në një prononcim për “Bota sot”, ka analizuar peshën e këtij procesi zgjedhor, vështirësitë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe detyrat që do të ketë përbërja e re e këshillit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gara për 29 mandatet nuk duhet kufizuar në përplasjen mes subjekteve politike, por duhet parë si një mundësi për të rritur fuqinë përfaqësuese të shqiptarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

“Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura më 8 nëntor 2026, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të shumëfishtë politike, kombëtare, institucionale dhe shoqërore për shqiptarët në Republikën e Serbisë”, është shprehur Hyseni.

Image

Ai ka nënvizuar se vlera e institucionit nuk përcaktohet vetëm nga numri i votave apo nga përkatësia politike e anëtarëve të zgjedhur, por nga rezultatet konkrete në mbrojtje të interesave të komunitetit.

Hyseni ka rikujtuar se KKSH-ja ka kompetenca në kulturë, arsim, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës e shkrimit. Megjithatë, ky institucion nuk mund të marrë funksionet që u takojnë strukturave shtetërore.

Për këtë arsye, ai ka vlerësuar se përbërja e re duhet të ndërtojë një mënyrë pune ku të bashkohen përfaqësimi demokratik, profesionalizmi institucional dhe veprimi politik e diplomatik për çështjet që janë jashtë kompetencave ligjore të këshillit.

“KKSH-ja nuk është parlament i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nuk është qeveri territoriale dhe nuk mund të zëvendësojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në fushat e sigurisë, drejtësisë, ekonomisë, administratës publike apo të zhvillimit territorial”, ka deklaruar ai.

Pasivizimi i adresave mbetet një problem urgjent

Ndër çështjet më të rëndësishme që duhet të trajtojë përbërja e re, Hyseni ka renditur pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai ka theksuar se kjo dukuri nuk duhet konsideruar thjesht si një çështje administrative, pasi ndikon drejtpërdrejt në sigurinë juridike dhe në ushtrimin e të drejtave civile, sociale e ekonomike të qytetarëve.

Sipas tij, KKSH-ja duhet të vendosë mekanizma për evidentimin e rasteve, ofrimin e ndihmës juridike për personat e prekur dhe vendosjen e komunikimit me institucionet lokale dhe ndërkombëtare.

“Pasivizimi i adresave nuk mund të mbetet një problem që qytetari e përballon i vetëm në sportelet administrative dhe në gjykata. Ai kërkon veprim institucional, mbrojtje juridike dhe përgjegjësi politike!”, ka thënë Hyseni.

Arsimi shqip dhe njohja e diplomave

Arsimi në gjuhën shqipe është një tjetër fushë që opinionisti e ka cilësuar si prioritet. Ai ka përmendur mungesat e teksteve dhe materialeve mësimore, nevojën për kuadro të caktuara profesionale si dhe pengesat që hasin të rinjtë shqiptarë.

Hyseni ka kërkuar gjithashtu vëmendje të posaçme për njohjen e diplomave të marra në Kosovë, duke vlerësuar se kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me punësimin dhe përparimin profesional të të rinjve.

Ai ka argumentuar se arsimi duhet të trajtohet nga KKSH-ja si një projekt strategjik kombëtar, përmes forcimit të bashkëpunimit me institucionet arsimore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Dallimet në përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë

Hyseni ka folur edhe për ndryshimin mes mënyrës së përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe pozitës së shqiptarëve brenda institucioneve qendrore të Serbisë.

Ai ka rikujtuar se Kushtetuta e Kosovës parashikon 20 vende për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa shqiptarët në Serbi nuk kanë vende të rezervuara në parlament.

Megjithëse të drejtat e komunitetit serb në Kosovë duhet të respektohen, sipas Hysenit, të njëjtat standarde për mbrojtjen e pakicave duhet të zbatohen edhe për shqiptarët në Serbi.

“Një krahasim i tillë nuk është argument për uljen e standardeve në Kosovë, por për ngritjen e tyre në Serbi”, ka theksuar ai.

Opinionisti ka vënë në dukje edhe domosdoshmërinë që përfaqësuesit shqiptarë të kërkojnë dialog demokratik dhe zgjidhje juridike e institucionale, me synim sigurimin e një përfaqësimi më të drejtë.

Transparencë dhe bashkëpunim mes subjekteve shqiptare

Një pjesë të prononcimit të tij Hyseni ia ka kushtuar edhe mënyrës së funksionimit të KKSH-së, për të cilën ka kërkuar më shumë transparencë, profesionalizëm dhe llogaridhënie.

Ai ka thënë se publiku duhet të ketë qasje në të dhënat për buxhetin, projektet, kriteret e financimit dhe raportet e zbatimit. Po ashtu, anëtarët e këshillit duhet të raportojnë në mënyrë të rregullt për punën dhe rezultatet e tyre.

Sipas Hysenit, përplasjet politike nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin për çështjet që kanë rëndësi të përbashkët kombëtare.

“Konkurrenca elektorale është legjitime. Por fragmentarizimi institucional dhe konfliktet e vazhdueshme partiake mund ta dobësojnë aftësinë e shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre”, ka deklaruar ai.

Në përfundim, Hyseni ka thënë se anëtarët e rinj të KKSH-së duhet ta shohin mandatin e tyre si detyrim ndaj qytetarëve dhe jo si një privilegj politik.

Ai ka nënvizuar se e ardhmja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës kërkon institucione që nuk mjaftohen me përfaqësimin simbolik, por që janë të afta të mbrojnë të drejtat, të forcojnë komunitetin dhe të krijojnë perspektivë për brezat e rinj.

“29 mandate nuk janë thjesht 29 vende në një institucion. Ato janë 29 përgjegjësi politike dhe kombëtare ndaj një komuniteti që kërkon barazi, dinjitet, drejtësi dhe perspektivë”, ka përfunduar Hyseni.


Shtuar më 8.11.2026 19:27

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet