Atletico Madrid-Barcelona është kreysfida e javës së 12-të në La Liga. “Colchoneros” vijnë aps gjashtë fitoreve rresht në kampionat dhe do të kërkojnë të vazhdojnë me këtë ecuri pozitive. Momentalisht, Atletico renditet në vendin e tretë me dy pikë më pak se Barcelona dhe Real Madrid.
Në anën tjetër, Barcelona do të kërkojë të tregojë forcën e saj ndaj një rivali direkt, pas humbjeve ndaj Real Madridit në “El Clasico” dhe PSG-së në Champions League.
Për madrilenët mungon vetëm Cuti Romero i dëmtuar, ndërsa lista e të dëmtuarve te katalanasit është e gjatë, duke nisur me Roony Bardghji, Xavi Espart, Rodri, Dani Olmo dhe Jules Kounde.
Diego Simeone dhe Hansi Flick kanë vendosur të zbresin në fushë me këto formacione:
Atletico Madrid XI: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Grimaldo; Giuliano Simeone, Koke, Pablo Barrios, Baena; Julián Alvarez, Kang-in Lee
Barcelona XI: Joan Garcia; Fariñas, Cubarsí, Gerard Martín, Cancelo; Pedri, Marc Bernal; Lamine Yamal, Fermín, Gordon; Raphinha







