Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për mësuesin 35-vjeçar të edukimit fizik në Selenicë, i cili u ndalua dy ditë më parë pas denoncimit të shtatë nxënëseve për ngacmim seksual. Mësuesi Albano Amati, i cili jepte mësim në shkollën “Hajredin Beqari”, u denoncua nga shtatë vajza të moshave 14 deri në 17 vjeçe, të cilat pretenduan se ai i kishte ngacmuar në ambientet e shkollës. Sipas denoncimeve, 35-vjeçari dyshohet se u drejtohej nxënëseve me fjalë dhe gjeste të papërshtatshme. Një prej nxënësve të shkollës ka deklaruar për Top Channel se e kishte dëgjuar mësuesin t’u drejtohej vajzave me shprehjen “Hajde te lali zemra”. Denoncimi u bë fillimisht pranë Zyrës Arsimore Selenicë, e cila njoftoi më pas Policinë. Ndërkohë, pas marrjes në pyetje, dy prej vajzave janë tërhequr nga denoncimi. Nga ana tjetër, kolegët e mësuesit janë shprehur të habitur për akuzat, duke deklaruar se ai kishte pasur sjellje korrekte dhe se nuk kishin pasur më parë ankesa ndaj tij. Sink avokatja e mësuesit, Anxhela Karavokyri Me caktimin e masës “Detyrim paraqitje”, mësuesi do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.