E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Milot-Balldren dhe Kashar-Lekaj, rrugët që nisin në vititn 2027

Pas koncesionit Thumanë-Kashar prej 21 km tashmë fokusi është tek segmenti i dytë Kashar –Lekaj (Rrogozhinë). Ministri Enea Karakaçi gjatë një interviste në Vizion Plus njoftoi se kur nisin punimet për këtë koncesion.

“Kashar-Rrogozhinë, ne presim që punimet nisin brenda këtij viti. Ky është një koncesion i rëndësishëm pjesë e Koridorit Blu dhe do të japë një shfryrje trafikut, pa qënë e nevojshme që mjetet të hyjën në Tiranë. Ky projekt i ndërlidhur këtu edhe me një tjetër projekt që është Bypass i Tiranës, që është i ndarë në dy segmente, ne presim që do të relaksojnë maksimalisht rrafikun e autoradës”, tha ministri Karakaçi.

Ndërsa koncesini i dytë Milot-Balldren, ministri e konsideron edhe si një prioritet të tijin, punimet pritet të nisin në vitin e ardhshëm

“Milot- Balldren është një nga akset më të rëndura. Është projekt prioritet i imi. Është kontratë 35 vjeçare koncesioni dhe kontrata të tilla kërkojnë kohë për t’u adresuar. Brenda muajit nëntor do të kemi kontratën e lidhur dhe jemi duke diskutuar projektin teknik, që të shkjmë për leje ndërtimi në fillim të 2027. Do të jetë një aks tërësisht i ri për të shkrua në Shkodër. Rruga egzistuese që të çon në Lezhë do të vijojë të jetë një rrugë alternative pa pagesë. Autostrada e re anashkalon tërësisht Lezhën dhe lidhet me një tunel afër Balldrenit”, sqaroi ministri Karakaçi.

Reklamë

Milot Balldren do të jetë aksi rrugorë që do të shpëtojë qytetarët nga trafiku i rënduar që krijohet kryesisht në Lezhë gjatë sezonit verorë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.