Bardhi: Gjobitja me 5 milionë lekë e një fëmije jetim për pjesëmarrjen në protestë, akt çnjerëzor

Bardhi: Gjobitja me 5 milionë lekë e një fëmije jetim për pjesëmarrjen në protestë, akt çnjerëzor

20:11, 08/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj gjobitjes me 5 milionë lekë të një fëmije jetim, për pjesëmarrjen në një protestë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këtë veprim si një akt të paligjshëm, çnjerëzor dhe mizor, duke theksuar se shteti ka detyrimin të kujdeset për fëmijën, ta mbrojë dhe t’i garantojë të drejtat e tij, e jo ta ndëshkojë.

‘Të gjobisësh me 5 milionë lekë një fëmijë jetim, vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, nuk është thjesht një akt i paligjshëm, por një akt çnjerëzor, mizor dhe thellësisht i papranueshëm.’, shkruan Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të revokojë gjobën, duke e akuzuar për shërbim politik ndaj Edi Ramës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Të gjobisësh me 5 milionë lekë një fëmijë jetim, vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, nuk është thjesht një akt i paligjshëm, por një akt çnjerëzor, mizor dhe thellësisht i papranueshëm.

Shteti ka detyrimin të kujdeset për këtë fëmijë, ta mbrojë dhe t’i garantojë të drejtat e tij, jo ta gjobisë, ta frikësojë apo ta ndëshkojë në mënyrë arbitrare.

Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt antihuman, i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që, qoftë edhe për pak sekonda, të lërë mënjanë bindjen dhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës, të revokojë gjobën e vendosur ndaj këtij fëmije dhe të tregojë, të paktën një herë, se në ushtrimin e detyrës së tij ka mbetur ende një grimcë njerëzillëku.

Sepse policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo në shërbim të pushtetit. Dhe shteti nuk duhet të kthehet kurrë në instrument frikësimi dhe ndëshkimi ndaj më të pambrojturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco