Një 17-vjeçar, i ndëshkuar me 5 milionë lekë gjobë pas protestës së së shtunës, ka rrëfyer vështirësitë e rënda ekonomike me të cilat përballet familja e tij, duke deklaruar se ka të pamundur shlyerjen e masës administrative prej 5 mijë eurosh brenda 10 ditëve.
Duke folur për mediat në protestën e 27-të kundër qeverisë së Edi Ramës përpara Kryeministrisë, i mituri pretendon se në momentin e protestës nuk ishte pjesë e tubimit, por po luante në zonë, ndërsa tregon se ende nuk ka guxuar t'ia tregojë të atit për gjobën.
Në dëshminë e tij, 17-vjeçari tregon se nëna i ka ndërruar jetë prej vitesh dhe familja jeton me vetëm 240 mijë lekë të ardhura nga KEMP-i.
Ai shprehet se ka punuar në një mobileri për të ndihmuar familjen, por të ardhurat nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet. Pavarësisht vështirësive dhe gjobës së vendosur, i mituri thotë se do të vijojë të kërkojë atë që i konsideron të drejtat e tij.
© SYRI.net