Një 17-vjeçar që është gjobitur me 5 milionë lekë për pjesëmarrje në protestë.
Ai tha se nëna i ka ndërruar jetë ndërsa familjarët i ka me KEMP dhe marrin 240 mijë lekë gjithsej.
Adoleshenti tha se ka dalë në protestë për të drejtat e tij ndërsa pohoi se do dalë në protestë deri në largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
“Unë isha duke luajtur, nuk kam qenë pjesë e protestës. Babin nuk e kam lajmëruar, sepse nuk mund të paguaj dot 5 mijë eurot për 10 ditë. Nëna më ka vdekur, më ka ndërruar jetë ka shumë vite. Me kemp kam familjarët, që marrin në total 240 mijë lekë. Nuk na del aspak. Unë kam punuar në mobileri, merrja 360 mijë lekë, nuk del për asgjë. Unë kam dalë për të drejtat e mia dhe të drejtat e Shqipërisë. Shteti asgjë nuk më jep për vdekjen e nënës, vetëm në shkollë marr një bursë. Nuk kam ku t’i gjej lekët. Në protestë do marr pjesë derisa të japë dorëheqjen Rama. Nuk më frikëson asgjë.”