Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.14 në Durrës.
Një automjet me drejtuese një 26-vjeçare ka aksidentuar një këmbësor 81-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









Komente
Komento