Një 81-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi është përplasur nga një automjet në lagjen nr. 14 të qytetit.
Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 19:12. Automjeti drejtohej nga një 26-vjeçare, e identifikuar me inicialet K. Gj., ndërsa këmbësori ishte shtetasi B. Z., 81 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net