Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

    Aksident me vdekje në Durrës, shoferja përplas me makinë këmbësorin

    Bilanci tragjik në vend, çdo muaj humb jetën një punonjës, ekspertët: Situatë alarmante

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit
    Ekonomi

    Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

    November 8, 2026
    Screenshot

    Ekonomia shqiptare pritet të prodhojë më shumë dhe të gjenerojë më tepër të ardhura në vitin 2027. Për herë të parë Prodhimi Kombëtar pritet të kalojë vlerën e 30 miliardë eurove, me rritje prej 1.5 miliardë euro në raport me vitin aktual 2026, i cili pritet të mbyllet me PBB, afro 29 miliardë euro.

    PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO

    Viti 2026          29 mld euro

    Viti 2027       30.5 mld euro

    Viti 2028       32.1 mld euro

    Viti 2029       33.8 mld euro

    Ky projeksion mbështetet në pritshmëritë ambicioze për rritjen ekonomike, për procesin e integrimit. Por as viti tjetër nuk ka një ‘dritë jeshile’ për të nxjerrë bujqësinë nga kriza.

    “Në periudhën afatmesme 2027-2029, rritja parashikohet të ruajë trajektore pozitive, me një normë mesatare prej rreth 4.0% në vit, e mbështetur nga dinamika e kërkesës së brendshme, zhvillimi i mëtejshëm i sektorëve strategjikë dhe pritshmëritë për një rikuperim gradual të ekonomisë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Evropian”, thuhet në relacion.

    Sa i takon sektorëve, qeveria parashikon që sektori i shërbimeve, i mbështetur nga turizmi dhe teknologjia e informacionit, të jetë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, me kontribut 2.8% në rritjen e përgjithshme ekonomike. Më tej është ndërtimi me kontribut vjetor 0.4%, ndjekur nga industria me ndikim 0.2%. Ndërsa bujqësia thuhet në relacionin e projektbuxheti rritet me vetëm 0.2%, pa dhënë ndikim në rritjen e përgjithshme ekonomike.

    SEKTORËT QË DO RRISIN EKONOMINË

    Shërbimet     2.8%

    Ndërtimi       0.4%

    Industria       0.2%

    Bujqësia          0%

    Si rezultat i kësaj ecurie pozitive, më shumë para pritet të futin në xhepin e tyre edhe qytetarët. Të ardhurat për frymë gjatë 2027-ës, thotë Ministria e Financave do të arrijnë në 12.889 euro nga 12.199 euro këtë vit. Pra një shtesë prej 687 euro më shumë në vitin e ardhshëm.

    TË ARDHURAT PËR FRYMË

    Viti 2026     12,199 euro

    Viti 2027     12,886 euro

    Diferenca       +687 euro

    E përkthyer në terma mujore, projektohet që të ardhurat për frymë të jenë 1,073 euro në muaj, ose rreth 35 euro dita.

    Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se rritja graduale e pagave, në kushtet e një inflacioni të stabilizuar, pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve.

    Sa i takon borxhit publik, pritet të ulet në 52.4% të PBB-së në 2027-ën nga 52.5% i pritur për këtë vit. Ndërsa në vlerë do të arrijë në 16.9 miliardë euro me kursin aktual, praktikisht, bazuar në këto shifra, borxhi për frymë/banor vitin tjetër do të jetë 7,257 euro./shqiptarja.com

    ekonomia Pr/buxheti Të ardhurat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

    November 8, 2026

    Aksident me vdekje në Durrës, shoferja përplas me makinë këmbësorin

    November 8, 2026

    Bilanci tragjik në vend, çdo muaj humb jetën një punonjës, ekspertët: Situatë alarmante

    November 8, 2026

    Alarmi për qumështin me aflatoksinë në Shqipëri

    November 8, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.