Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende nuk ka përmbushur pritshmëritë

Gati tri dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, ku mbetën rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë shpallur fajtorë për krime lufte nga institucionet gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare. Ndërkohë, mungesa e bashkëpunimit juridik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe refuzimi i Serbisë për të dorëzuar të dyshuarit, vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për vendosjen e drejtësisë.

Masakrat, vrasjet e civilëve, dëbimet me forcë dhe krimet ndaj popullsisë së pambrojtur përbëjnë një nga kapitujt më të rëndë të historisë së Kosovës. Për mijëra viktima dhe familjet e tyre, përgjigjja e plotë e drejtësisë ende mungon.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka përfunduar 17 lëndë nga 1 janari 2024 deri më 1 shtator 2026. Në 13 prej këtyre rasteve janë dhënë aktgjykime dënuese, ndërsa 19 lëndë të tjera vazhdojnë të presin për zgjidhje.

Pavarësisht statistikave, çështja kryesore mbetet zbardhja e plotë e krimeve, përcaktimi i fatit të viktimave dhe nxjerrja para përgjegjësisë e personave që dyshohet se kanë kryer këto vepra.

Rritja e numrit të rasteve të proceduara gjatë viteve të fundit lidhet edhe me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të cilat kanë mundësuar zhvillimin e gjykimeve në mungesë. Përmes kësaj dispozite, procedurat mund të vijojnë edhe ndaj të akuzuarve që nuk ndodhen në Kosovë.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se kjo mundësi ligjore ka ndikuar në shtimin e aktakuzave për krime lufte dhe ka bërë të mundur trajtimin e më shumë rasteve nga gjykatat.

“Me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale kanë filluar të ngrihen aktakuzat për gjykimet në mungesë dhe këto dy tre vitet e fundit kemi një numër të madh të aktakuzave në mungesë për krimet e luftës. Ky ndryshim ligjor ka ndikuar që të kemi një numër më të madh të rasteve të cilat procedohen pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë. Po ashtu, përafërsisht çdo vit arrestohen rreth 10 të pandehur apo të dyshuar për krimet e luftës në Kosovë”, shprehet Alija.

Sipas tij, mungesa e bashkëpunimit juridik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet një prej vështirësive më të mëdha në hetimin e krimeve dhe ndjekjen e përgjegjësve. Serbia vazhdon të mos pranojë dorëzimin e personave të dyshuar për krime lufte para drejtësisë.

Alija vlerëson se, megjithëse që nga përfundimi i luftës janë angazhuar institucione vendore dhe ndërkombëtare, numri i dënimeve mbetet shumë i ulët në krahasim me numrin e viktimave civile.

“Që nga përfundimi i luftës deri më sot, nga të gjitha institucionet gjyqësore, qoftë Haga, qoftë Kosova, UNMIK-u apo EULEX-i, janë dënuar rreth 77 kryerës të krimeve të luftës. Në anën tjetër, i kemi rreth 10 mijë viktima civile, pra shumë pak është bërë në këtë drejtim për t’u ofruar drejtësi familjarëve të viktimave të luftës”, thotë Alija.

Edhe pas afro tri dekadash nga përfundimi i luftës, mijëra familje në Kosovë vazhdojnë të presin drejtësi për krimet e kryera dhe përgjegjësit ende të pambajtur.


Shtuar më 8.11.2026 21:06

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet