Prokurori i Përgjithshëm amerikan pas fitores së demokratëve: Drejtësia do të mbrojë çdo zyrtar të administratës Trump

Pas triumfit të demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanch, deklaroi se Departamenti i Drejtësisë do të mbështesë dhe mbrojë anëtarët e administratës Trump që mund të përballen me hetime nga shumica e re në Kongres.

Blanch, ish-avokati personal i presidentit Trump, tha për CNN se një nga përgjegjësitë e tij kryesore është mbrojtja e qeverisë dhe e përfaqësuesve të degës ekzekutive.

Të lidhura

None found

“Si prokuror i përgjithshëm, një prej detyrave të mia është të mbroj qeverinë”, u shpreh ai.

Duke iu referuar Stephen Millerit, këshilltarit me ndikim të presidentit dhe një prej hartuesve të politikës së deportimeve masive, Blanch tha se Departamenti i Drejtësisë do të ndërhynte për ta mbrojtur nëse ai do të vihej nën ndjekje. Miller u emërua të premten në postin strategjik të shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse ata ndjekin Stephen Millerin, Departamenti i Drejtësisë do të jetë aty për ta mbrojtur”, deklaroi Blanch.

Ai shtoi se e njëjta qasje do të ndiqej edhe për çdo anëtar tjetër të kabinetit apo të administratës, duke argumentuar se avokatët e Departamentit të Drejtësisë përfaqësojnë rregullisht zyrtarë të degës ekzekutive.

Robert Garcia, demokrati më i lartë në Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies së Dhomës së Përfaqësuesve, e akuzoi Blanchin se po vazhdon të sillet si “avokati personal i Donald Trump”.

Gjatë një interviste për CNN, Garcia tha se Blanch dëshiron vetëm të mbrojë Trumpin, anëtarët e kabinetit dhe zyrtarët e administratës së tij, duke theksuar se kjo nuk është detyra e prokurorit të përgjithshëm.

Garcia pritet të drejtojë Komitetin e Mbikëqyrjes dhe Llogaridhënies së Dhomës së Përfaqësuesve duke nisur nga janari. Ai rikujtoi se Kongresi ka kompetencë të kontrollojë degën ekzekutive përmes hetimit të korrupsionit, miratimit të ligjeve dhe masave për parandalimin e korrupsionit të mëtejshëm.

Kongresmeni e cilësoi Donald Trumpin si personin më të korruptuar që ka mbajtur ndonjëherë postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa familjen Trump e përshkroi si “familjen më të korruptuar që ka pushtuar ndonjëherë Zyrën Ovale”.

Sipas tij, anëtarët e familjes duhet të jenë të përgatitur t’u përgjigjen pyetjeve për mënyrën se si janë pasuruar që nga fillimi i presidencës së Donald Trump.

Fitorja e thellë e demokratëve në zgjedhjet e së martës përmbysi ekuilibrat politikë në Uashington. Nga janari, presidenti republikan do të përballet me një klimë të ndryshuar dhe armiqësore, pasi demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit.

Hetimet e komisioneve të Kongresit mund të çojnë në lëshimin e thirrjeve gjyqësore dhe më pas në nisjen e procedurave të shkarkimit nga detyra. Megjithatë, mundësia që këto procedura të kenë sukses mbetet e ulët, pasi për shkarkim në Senat kërkohet një shumicë prej dy të tretash.


Shtuar më 8.11.2026 22:07

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary