VIDEO/ Fermin fantastik, dygolëshi i tij përmbys rezultatin ndaj Atleticos në 'Metropolitano'

VIDEO/ Fermin fantastik, dygolëshi i tij përmbys rezultatin ndaj Atleticos në 'Metropolitano'

22:30, 08/11/2026

Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Barcelonës ka nisur me ritëm të jashtëzakonshëm dhe emocione që në minutat e para. Në stadiumin “Metropolitano”, të dyja skuadrat kanë qenë pranë golit, por janë vendasit që kanë kaluar të parët në avantazh.

Që në minutën e 6-të, Julian Alvarez pati një mundësi të artë për të zhbllokuar rezultatin. Sulmuesi argjentinas doli i vetëm përballë portierit, por ky i fundit reagoi shkëlqyeshëm duke ndalur goditjen e tij. Në aksionin pasues, Atletico rrezikoi sërish nga goditja e këndit, me Marc Pubill që goditi fuqishëm me kokë, por topi u përplas në traversë.

Barcelona u përgjigj menjëherë. Në minutën e 8-të, Pedri kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një pasim brenda zonës dhe provoi të dërgonte topin në rrjetë, por edhe tentativa e tij u ndal nga traversa.

Megjithatë, në minutën e 10-të, Atletico Madrid arriti të zhbllokonte sfidën. Julian Alvarez dhuroi një pasim të shkëlqyer për Giuliano Simeonen, i cili nga shumë pranë portës nuk gaboi, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke çuar shifrat në 1-0.

Atletico – Barcelona 1-0

Në fundin e pjesës së parë, Barcelona arrin të reagojë dhe të rikthehet në lojë. Fermin Lopez përfiton nga një top i mbetur në zonën e Atletico Madridit dhe me një goditje të saktë e dërgon sferën në rrjetë, pranë shtyllës së djathtë, duke mposhtur portierin vendas.

Kështu, pas një pjese të parë spektakolare, me raste të shumta dhe dy traversa, Barcelona barazon rezultatin në 1-1 në minutën e 45-të.

Atletico – Barcelona 1-1

Barcelona kalon në avantazh 2-1 ndaj Atletico Madridit. Lamine Yamal dhuron një pasim fantastik në zonë për Fermin Lopez, i cili përfiton nga hapësira dhe me një goditje të fuqishme tokazi dërgon topin në rrjetë.

Fermin bëhet protagonist i madh i sfidës, duke realizuar golin e dytë personal dhe duke përmbysur rezultatin për katalanasit. Pas barazimit në fundin e pjesës së parë, Barcelona tashmë është në avantazh në minutën e 66-të.

Atletico – Barcelona 1-2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco