Fiorentina frenon Juventusin, bardhezinjtë lënë 2 pikë në Firenze Një fitore me përmbysje për skuadrën e Hansi Flick, që triumfon ndaj Atlético Madrid dhe shkon në pushimin e kampionatit në krye të La Liga-s.
Dy golat e Fermín López vulosin suksesin, ndërsa madrilenët regjistrojnë humbjen e dytë brenda pak ditësh.
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atlético Madrid, duke përmbysur disavantazhin dhe duke siguruar tri pikët që e ngjitin në krye të La Liga-s përpara pushimit të kampionatit.
Madrilenët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh pak pas fillimit me Giuliano Simeone, duke vënë në vështirësi katalanasit. Megjithatë, Barcelona reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e fundit të pjesës së parë.
Protagonisti i mbrëmjes ishte Fermín López, i cili realizoi dy gola dhe u shndërrua në njeriun vendimtar të kësaj përballjeje. Barcelona e mori gradualisht kontrollin e lojës, ndërsa në pjesën e dytë ishte dukshëm superiore ndaj kundërshtarit.
Atlético pati mundësitë e veta për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Julián Álvarez u shfaq dy herë i vetëm përballë portierit Joan García, por nuk arriti të fitonte duelin. Ndërkohë, traversa u bë protagoniste në dy raste, me nga një goditje për secilën skuadër.
Në fund, Barcelona festoi një triumf me peshë të madhe, ndërsa Atlético Madrid pësoi humbjen e dytë brenda javës, pas disfatës së mëparshme ndaj Bayern Munich në Champions League.
Top Channel