Barcelona e ka fituar me rikthim të rezultatit derbin e zjarrtë ndaj Atletico Madridit.
Barça fitoi 2:1 në stadiumin “Metropolitano” në Madrid ndaj Atleticos.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Hansi Flick, ishte në disavantazh prej minutës së 10-të kur shënoi Giuliano Simeone.
Por, mesfushori Fermin Lopez ia siguroi Barcelonës fitoren pasi realizoi dy gola.
Për 1:1, Fermin Lopezi realizoi në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë, golin e pikëve të plota e realizoi në minutën e 66-të, me asistim të Lamine Yamalit.
Edhe
Atletico – Barcelona, derbi i madh i La Ligas
Me fitore Barcelona mbetet lidere me 33 pikë, tri më shumë se Real Madridi.
Atletico Madridi mbetet në vendin e tretë me 28 pikë.
Barcelona përmbys rezultatin, në epërsi ndaj Atleticos
Mesfushori Fermin Lopez e ka shënuar edhe golin e dytë për Barcelonën, që e ka përmbysur rezultatin dhe është duke fituar ndaj Atletico Madridit në stadiumin “Metropolitano” në Madrid.
Pas golit të Giuliano Simeones në minutën e 10-të, Fermin Lopezi i barazoi shifrat fillimisht në fundin e pjesës së parë.
Golin e epërsisë 2:1 e shënoi në minutën e 66-të, me asistim të Lamine Yamalit.
GOLAT
Edhe
Atletico fiton derbin e Madridit