Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në një aksident trafiku në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në zonën Mazgit-Trudë.
Fillimisht Policia kishte raportuar për vetaksident trafiku, por pas analizimit të videove është konstatuar se bëhet fjalë për aksident trafiku mes dy veturave. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë se janë identifikuar të dyshuarit dhe se janë paraqitur në stacion për intervistim. Njëri prej tyre është kontrolluar edhe nga ekipi mjekësor, dhe ka pasur lëndime të lehta. Po ashtu është thënë se për nevoja të hetimit janë konfiskuar të dy automjeteve të përfshira në aksident.
“Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore, janë identifikuar të dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident, përfshirë edhe drejtuesin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Të dy drejtuesit janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa njëri prej tyre është kontrolluar edhe nga ekipi mjekësor, me ç’rast janë konstatuar lëndime të lehta. Për nevoja të hetimit të mëtejshëm, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
"Marakli t'kerreve" e ka postuar videon e aksidentit, ku shihet se bëhej fjalë për një garë ileagle.
Edhe
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
Një i lënduar nga vetaksident në autostradën Mazgit–Trudë
Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth mesditës në autostradën në relacionin Mazgit–Trudë, ku është përfshirë një automjet.
Sipas Policisë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Njësia për kontroll në autostrada është duke hetuar rrethanat e aksidentit.
Edhe
Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
“Sot në mesditë Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë, njësia për kontroll në autostradë iu ka përgjigjur menjëherë informatës dhe ka konstatuar se në autostradë relacioni Mazgit-Trudë, ishte shkaktuar një vet aksident trafiku, ku një automjet ishte i përfshirë, sipas informatave përveç dëmeve materiale një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia për kontroll në autostrada është duke ndërmarr veprimet e nevojshme për te hetuar rrethanat e tërësishme e këtij vetaksidenti”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Policia ka bërë të ditur se nga janari deri në gusht të vitit 2026, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 79 persona, prej tyre 44 shoferë.