Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shumë gola në “Old Trafford”, por Unitedi mbetet pa fitore

Fernandes

Foto: Associated Press

Plot tetë gola u shënuan të dielën në ndeshjen Manchester United - Aston Villa. Por takimi i zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi baras, 4:4.

Madje, Unitedi golat e vlefshëm për një pikë i shënoi në minutat shtesë të ndeshjes që i takoi xhiros së dhjetë të Premier Leagues së Anglisë.

Ishte ndeshja e tetë pa fitore e Unitedit në Premier League. Fitoren e fundit e kishte shënuar ndaj Ipswichit më 30 gusht.

Unitedi e nisi keq ndeshjen e xhiros së dhjetë. I pësoi dy gola brenda katër minutave.

Golin e epërsisë për Villan e shënoi Alysson në minutën e dytë, ndërsa dy minuta më vonë për 2:0 realizoi gol Nicolas Jackson.

Edhe Unitedi synon të kthehet te fitorja ndaj Villas Futboll Unitedi synon të kthehet te fitorja ndaj Villas

Bruno Fernandes në minutën e 16-të nga penalltia ngushtoi epërsinë në 2:1, kurse Youri Tielemans në minutën e 44-t barazoi shifrat.

Me rezultatin e barabartë 2:2 përfundoi pjesa e parë. Mysafirët e nisën mirë edhe pjesën e dytë. Shënuan shpejtë dy gola për 4:2.

Golin e tretë e shënoi John McGinn nga penalltia në minutën e 48-të, kurse pesë minuta më vonë Leon Goretzka realizoi golin e katërt.

Megjithatë, Unitedi nuk u dorëzua. Shënoi dy gola të shpejtë në vazhdime.

Për 4:3 shënoi gol Joshua Zirkzee në minutën e 92-të, kurse katër minuta më vonë, Patrick Dorgu me asistim të Bruno Fernandesit e barazoi rezultatin në 4:4.

Unitedi zë vendin e 18-të me tetë pikë, sa ka edhe Sunderlandi në pozitën e parafundit.

Aston Villa është në vendin e dhjtë me 13 pikë.

Edhe Man. Unitedi ndalet nga Bournemouthi në ndeshjen dramatike Futboll Man. Unitedi ndalet nga Bournemouthi në ndeshjen dramatike

Unitedi pranon dy gola për katër minuta

Manchester United ka pranuar dy gola brenda katër minutave nga Aston Villa.

Ndeshja ndërmjet Unitedit dhe Villas po luhet në “Old Trafford”, ndërsa i takon xhiros së dhjetë të Premier Leagues së Anglisë.

Golin e epërsisë 1:0 për Aston Villan e shënoi Alysson në minutën e dytë.

Dy minuta më vonë, Nicolas Jackson e shënoi golin për 2:0.

 

 

Edhe Unitedi fiton dhe forcohet në vendin e tretë Futboll Unitedi fiton dhe forcohet në vendin e tretë