INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
E quajti 'dashnore e Adi Hilës', Eli Fara i kundërpërgjigjet ndjekësit

E quajti 'dashnore e Adi Hilës', Eli Fara i kundërpërgjigjet ndjekësit

Publikuar më: 13:35 07-11-2026

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një reagimi ndaj një ndjekësi, i cili i kishte bërë një koment lidhur me raportin e saj me kompozitorin Adi Hila.

Gjithçka nisi pasi artistja publikoi në Instagram një video promovuese të emisionit të ri të Manjola Nallbanit, të titulluar “Miqësia”, ku ajo do të jetë e ftuar së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.

Në mesin e komenteve pozitive për tri këngëtaret, një ndjekës zgjodhi të komentonte për çështjen që ka përfshirë së fundmi emrat e Eli Farës dhe Adi Hilës.

“Besoj kjo është xhiruar para se të dilnin videot me Adin, se Manjola ka shoqe gruan e Adit, se besoj që ia respekton kaq shumë dhe dashnoren”, shkroi komentuesi, duke iu referuar materialeve intime që janë përfolur në rrjetet sociale.

Komenti përmbante një pretendim për jetën private të këngëtares, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mënyra se si Eli Fara vendosi t’i përgjigjej.

Në vend që të replikonte me fjalë apo të jepte shpjegime, artistja iu përgjigj komentit vetëm me një emoji me duar të bashkuara në lutje.