Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët

9 Nëntor 2026 | 09:20

Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën (PVD-AL) ka dalë e para në rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të mbajtura në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas rezultateve të publikuara nga deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, lista numër 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota, duke siguruar 10 nga gjithsej 29 mandatet në KKSH.

Në bazë të rezultateve të paraqitura në grafik, renditja e listave është si vijon:

PVD-AL: 4.769 vota – 10 mandate;

LPD-PDSH: 4.225 vota – 8 mandate;

APN: 2.876 vota – 6 mandate;

PD-LR: 2.753 vota – 5 mandate.

Gjithsej, sipas grafikut, janë numëruar 14.623 vota dhe janë ndarë 29 mandate.

Kamberi ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime, si dhe ata që i dhanë besimin listës së udhëhequr nga Rexhepi.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë do të nisin bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Sipas Kamberit, KKSH-ja ka për detyrë të përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për arsimin dhe librin shqip, kulturën shqiptare dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucione

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, tregu kryesor i eksporteve të Kosovës me 182 milionë euro

Importet e Kosovës kanë kaluar 6.3 miliardë euro në dhjetë muajt e parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 8.5% krahasuar me një...
19:32 | 08/11/2026

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër”, ka deklaruar se po planifikohet një peticion dhe grevë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së....
19:07 | 08/11/2026

Alarmante shifrat e aksidenteve në Kosovë: 79 të vdekur për tetë muaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 79 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në Kosovë gjatë periudhës janar-gusht të vitit...
18:11 | 08/11/2026