Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër grabitje në të njëjtën zonë
Policia ka arrestuar këtë të hënë autorin e dyshuar të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor.
Grabitja u regjistrua rreth orës 10:45, në një filial bankar ku në momentin e ngjarjes ndodheshin punonjës dhe klientë. Autori, i maskuar, hyri në ambientet e bankës dhe kërcënoi me armë rojën e sigurisë që ndodhej pranë hyrjes.
Më pas, nën kërcënimin e armës, ai iu drejtua sportelit dhe i vendosi armën në kokë arkëtares, duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën që ndodhej në arkë, grabitësi u largua me shpejtësi me një monopatinë, në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Menjëherë pas ngjarjes, Policia ngriti pika kontrolli dhe angazhoi shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në njoftimin e saj, Policia bëri me dije se personi i maskuar kishte kërcënuar punonjësit e bankës me një send në dukje armë dhe kishte arritur të merrte një shumë parash.
Ndërkohë, banka konfirmoi se gjatë grabitjes nuk kishte pasur persona të lënduar, as mes punonjësve dhe as mes klientëve, duke bërë të ditur se po bashkëpunonte me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Por, dyshimet ndaj të arrestuarit nuk lidhen vetëm me grabitjen e 2 nëntorit. Ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një tjetër grabitje të një banke të nivelit të dytë, të ndodhur disa muaj më parë në Tiranë, po në të njëjtën zonë të Komunës së Parisit.
Grupi hetimor po verifikon përfshirjen e tij në të dyja ngjarjet, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera mbi identitetin e të arrestuarit, shumën e parave të grabitura dhe provat që kanë çuar në identifikimin e tij.
Arrestimi vjen një javë pas grabitjes së bankës, ku autori arriti të largohej me monopatinë, pavarësisht se ngjarja ndodhi në një zonë të populluar të kryeqytetit.
Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas këmbësorin! Humb jetën i moshuari
43-vjeçari, Gazmir Beqiri kryen dializë tri herë në javë, familja apel për ndihmë
Vijon protesta në kryeqytet, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Situata e qetë
- 09:20 Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, dolëm të parët
- 09:19 Terrori i bandave në Marsejë: Si i rekruton përmes rrjeteve sociale fëmijët mafia më e frikshme e Francës, “DZ Mafia”
- 09:02 E rëndë në Athinë, gjendet në një valixhe trupi i pajetë i një gruaje! Nisin hetimet
- 08:54 Mrekulli në Kaliforni, peshkatarët shpëtojnë pianistin e anijes turistike pas 9 orësh në Oqeanin Paqësor
- 08:52 Ish-shef në ushtrinë izraelite, humbi djalin në luftën në Gaza! Kush është Gadi Eisenkot?
- 08:46 Rebelët Huthi nisin sulme të reja, goditet kulla Aramco në Riad