Zjarr në një ndërtesë të lartë në Kinë, raportohet për 14 të vdekur

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u shtruan në spital pasi një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë të lartë në provincën veriore kineze Shanxi, njoftuan të hënën mediat shtetërore.
Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në Taiyuan, kryeqyteti i provincës Shanxi, raportoi agjencia e lajmeve Xinhua me seli në Pekin, duke iu referuar autoriteteve vendase, përcjell Telegrafi.
Rreth 38 persona u dërguan në spital të dielën, përfshirë pesë që kishin ndërruar jetë. Deri të hënën në mëngjes, numri i viktimave ishte rritur në 14.
Ndërtesa ndodhet në qendër të Taiyuan-it, pranë spitaleve, shkollave, qendrave tregtare dhe vendeve turistike.
Five dead after fire engulfs high-rise building in ChinaA major fire has swept through a high-rise building in Taiyuan, Shanxi Province, China, leaving five people dead and 33 others injured.The blaze broke out at Haocheng International Apartments on Sunday, November 8, 2026, https://t.co/Xpwx8ZE3WI
— Metropunch (@metropunch) November 9, 2026
Shkaku i zjarrit është ende nën hetim.
Kina ka një histori zjarresh vdekjeprurëse për shkak të standardeve të dobëta të ndërtimit.
Në nëntor të vitit të kaluar, një zjarr i madh përfshiu disa ndërtesa të larta në Hong Kong, duke lënë të vdekur 168 persona.
Një muaj më vonë, një zjarr në një ndërtesë banimi në provincën Guangdong, në Kinën jugore, shkaktoi vdekjen e 12 personave. /Telegrafi/





































