Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se politikat e ashpra të administratës së tij për deportimin e emigrantëve pa dokumente kanë shkuar shumë larg dhe janë bërë jopopullore në mesin e qytetarëve amerikanë. Në një intervistë, komentoi humbjet e thella të republikanëve në zgjedhjet e javës së kaluar, duke pranuar se masat kundër emigracionit mund të kenë ndikuar në rezultatet e dobëta të partisë së tij.
Ishte shumë e vështirë.
Por, presidenti nuk mori përgjegjësi personale për humbjet e republikanëve, pavarësisht niveleve të ulëta të popullaritetit të tij. Sipas Trump-it, kandidatët republikanë nuk arritën ta shndërronin mbështetjen që ai pretendon se gëzon në vota për fushatat e tyre. Ndërkaq, përmendi Iranin dhe mesazhet e dobëta politike si disa nga arsyet kryesore të rezultateve negative, ndërsa pranoi se politikat e emigracionit ishin një ndër çështjet ku administrata e tij kishte humbur mbështetjen.
Nuk është ende e qartë nëse ky qëndrim do të shoqërohet me ndryshime konkrete në politikat e deportimit. Trump sapo ka emëruar Stephen Miller-in, një prej arkitektëve kryesorë të politikave të tij kundër emigracionit, në postin e shefit të ri të stafit.
Gjatë intervistës, presidenti amerikan u ndal edhe te marrëdhëniet me kundërshtarët e tij politikë, duke bërë deklarata të forta për mundësinë e faljes dhe pajtimit.
I pyetur nëse mund t’i falte armiqtë e tij, Trump u shpreh se kishte njerëz që i urrente dhe se nuk besonte se do të ndryshonte qëndrim ndaj tyre.
Do të preferoja të shkoja në ferr sesa të falja.