SPAK kërkon 150 vite burg për gjashtë të pandehurit për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, nga 25 vite për Shullazin dhe Lul Berishën
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për gjashtë të pandehurit që akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në vitin 2005. Në total, SPAK ka kërkuar 150 vite burgim, nga 25 vite për secilin prej të pandehurve, mes tyre Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha.
Të pandehurit dyshohen për përfshirje në dy vrasjet e vitit 2005, të cilat janë pjesë e hetimeve për aktivitetin e grupeve kriminale të lidhura me emrat e Shullazit dhe Berishës.
Pretenca e SPAK-ut përfaqëson kërkesën e prokurorisë për dënimin e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata.a.b



