Vendi
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, makina përplaset me motoçikletën, plagoset drejtuesi i motorit
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull.
Një automjet dhe një motoçikletë janë përplasur me njëri-tjetrin, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




