Ish-presidenti, Joe Biden rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Më ka ngadalësuar, ka edhe ditë të vështira

Në një postim në rrjetin social X, ish-presidenti amerikan Joe Biden 83-vjeç, ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri për shkak të kancerit të prostatës, duke pranuar se sëmundja i ka ngadalësuar ritmet dhe e ka kufizuar në aktivitetet publike.

Biden bëri të ditur se mjekët vijojnë të jenë optimistë për reagimin e tij ndaj trajtimit, megjithëse gjendja e tij ndryshon nga dita në ditë.

Të lidhura

None found

“Ka ditë më të mira dhe ditë më të vështira. Kjo nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson”.

Biden shpjegoi se për shkak të sëmundjes, nuk do të mund të marrë pjesë në aq shumë takime dhe promovime sa kishte planifikuar për librin e tij të ri me kujtime.

“Gjatë shkrimit të librit u diagnostikova me kancer, një sëmundje që e njohin shumë mirë miliona amerikanë dhe familjet e tyre”, shkroi ish-presidenti.

Beteja me kancerin dhe trajtimi

Biden njoftoi diagnozën në vitin 2025, pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ai bëri të ditur se në momentin e zbulimit, kanceri ishte përhapur edhe në kocka.

Ish-presidenti iu nënshtrua radioterapisë gjatë vjeshtës së vitit 2025, ndërsa në tetor të po atij viti përfundoi një fazë të rëndësishme të trajtimit.

Ai ka falënderuar ekipin mjekësor që po e ndjek dhe ka theksuar se vijon të merret me aktivitete që kanë rëndësi për të, mes tyre edhe përfundimi i librit të tij.

Muajin e kaluar, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e prostatës, Biden u bëri thirrje burrave të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Çfarë do të përmbajë libri i ri?

Libri i ri i ish-presidentit amerikan do të përqendrohet te vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë, sfidat me të cilat u përball dhe vendimet e rëndësishme të presidencës së tij.

Biden tha se vepra do të trajtojë edhe identitetin e Amerikës, vlerat që përfaqëson dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

Pavarësisht vështirësive shëndetësore, ai shprehet se shpreson që kujtimet e tij të përcjellin mesazhin te lexuesit, edhe nëse nuk do të mund t’i promovojë personalisht në aktivitetet e planifikuara.

“Kur rrëzohesh, ngrihu përsëri”.

Në fund të mesazhit, Biden ndau edhe një këshillë që, sipas tij, ia kishte dhënë dikur i ati.

“Bir, kur të rrëzohesh, ngrihu përsëri”, shkroi ai, duke e cilësuar këtë si një mësim të rëndësishëm si për veten, ashtu edhe për Amerikën.

Ish-presidenti e mbylli mesazhin me një reflektim mbi identitetin amerikan dhe vlerat e demokracisë.

“Ne jemi një komb i veçantë. Ndryshe nga vendet e tjera, ne jemi ndërtuar mbi një ide. Një ide më të madhe se çdo oqean, më të fuqishme se çdo ushtri dhe më të fortë se çdo tiran apo diktator. Ajo ide? Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”, përfundoi Biden.

 


Shtuar më 9.11.2026 10:40

Quantcast
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary